Një tjetër futbollist i Kombëtares te Interi? Zikaltërit planifikojnë shkëmbimin e bujshëm me Romën për Kumbullën

Interi duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton që lidhet me futbollistët e Kombëtares, ku pas Kristjan Asllanit dhe emri i Marash Kumbullës duket të jetë në listën e drejtuesve zikaltër.

kumbulla

Sipas raportimeve nga “CalcioZone.com”, Interi po mendon për mbrojtësin kuqezi për të kompletuar mbrojtjen, ku largimi i Andrea Ranokias ka lënë një vend bosh i cili duhet kompletuar përpara startit të sezonit të ardhshëm.

DIMARKO

Dy klubet duket se po punojnë për një marrëveshje shkëmbimi, me Zhoze Murinjon që duket ti ketë kërkuar Interit kartonin e Federiko Di Markos. Për momentin mbrojtësi italian nuk lejohet të largohet nga ana e Simone Inzagit që kërkon një tjetër lojtar në krahun e majtë për të lejuar vazhdimin e kësaj tratative.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×