Tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente false, arrestohet në Portin e Durrësit adoleshenti kosovar

Hjfghjfjh

Autoritetet në Portin e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një shtetas kosovar i cili tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente false ditën e sotme.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi i arrestuar është 19-vjeçari me iniciale E. H., banues në Kosovë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Port Durrës/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Arrestohet në flagrancë një shtetas kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë, me dokumente false.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të  masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme me pajisje dedektuese bashkëkohore ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë në port.

-Si rezultat, në dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×