Aksident në aksin “Shkodër-Tiranë”/ Humb kontrollin e motoçikletës dhe rrëzohet, transportohet në spital 61-vjeçari

Shkoder

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. Bëhet me dije se 61-vjeçari L.V., duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë, shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×