Sikur të mos mungonin problemet fizike të Pogbasë dhe MeKenit, dje mësohet se ka ardhur edhe kërkesa zyrtare e Adrien Rabiosë për t’u larguar nga Juventusi.
Mesfushori duket se ka ndjerë tepër “xhelozi” pas mbërritjes së Pol Pogbasë në Torino, duke qenë se ai do t’i zinte hapësirën në formacion.
Për 27-vjeçarin opsionet janë të shumta, si rikthimi te PSG-ja, që duket edhe më i mundshmi, kalimi te Monako, me të cilën ka një javë që komunikon, por edhe Mançester Junajtid është një opsion real për Adrien Rabionë.
Arena e Lajmit
