“Nuk do të afroj kurrë një lojtar nga Afrika”, presidenti i klubit historik italian lëshon deklaratën shokuese: Jemi idiotë që…

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka deklaruar se nuk do të afrojë kurrë asnjë lojtar afrikan, nëse ata nuk tërhiqen nga “Kupa e Kombeve” të Afrikës.

de.laurentiis.napoli.2014.2015.750x450

Numri 1 i Napolit nuk është i lumtur me faktin që ata largohen në mesin e sezonit për të qenë pjesë e turneut më të madh në Afrikë, duke lënë një boshllëk në skuadër.

“I kam thënë që nuk dua të më flisni për afrikanët. Unë i dua ata, por kur ata firmosin, atëherë duhet të heqin dorë nga Kupa e Kombeve në Afrikë, sepse ndërmjet atij turnamenti, janë dhe kualifikueset e Botërorit në Amerikën e Jugut. Këta lojtarë nuk janë kurrë të gatshëm. Jemi ne idiotë që paguajmë rrogat vetëm që t’i dërgojmë ata të luajnë në vende të tjera të botës”, u shpreh De Laurentis.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×