Edhe barometri i Juves, në këto momente, tregon për kohë të keqe. Jo prej atyre që ka treguar nëpër miqësore (shumë pak) sesa për euforinë e gjeneruar nga goditjet e mëdha Pogba, Di Maria, Bremer), e cila u pasua nga “stërkëmbësha” të fatit.

Dëmtimi i Pogbasë është vetëm njëra anë e medaljes, teksa në tjetrën është gjendja e Vlahoviçit që vazhdon të humbasë minuta të vyera që për dikë të peshës së tij janë thelbësore. Mekeni është vetëm problemi i fundit i shtuar për Alegrin që do të duhet të bëjë pa dy mesfushorët që kanë raportin më të mirë me golat.
E pashmangshme që projekti bardhezi të pësojë ndryshime dhe për këtë nevojitet një inxhinier i mirë si Paredesi. Portieri Perin ka zbuluar se sivjet Juvja do të mundohet ta ndërtojë manovrën që nga porta, diçka që do t’i kishte pëlqyer shumë De Ligtit që e praktikonte në kohët e Ajaksit.
Kush mendon që Reali e fitoi Champions-in falë solistëve gabohet. Madrilenët janë një superskuadër, sidomos pa topin nën zotërim. Cilësia e tyre u pa edhe në golin e Asensios, një lloj manovre që bardhezinjtë nuk e kanë ende në repertor. Aktualisht ideja e lojës së Juves nuk është fort e qartë për të gjithë, por kuptohet që po synohet një lojë, e cila të jetë në dispozicion të individëve.

Arena e Lajmit
and then