“Në Paris komandon Mbape, por s’më shkarkoi ai”, Poçetino analizon situatën e krijuar te PSG-ja

Të gjithë kujtojnë se teksa diskutohej e ardhmja e Kilië Mbapesë te Paris SG-ja, për të pranuar rinovimin e kontratës së tij me kampionët aktualë të Francës, Kilië Mbape mori një ofertë të majme financiare. Por thashethemet tregojnë se argumente të tjera që lidhen me të drejtat e imazhit dhe veçanërisht vendimmarrjen ishin gjithashtu të nevojshme për ta bindur atë, deri në atë pikë sa u fol për një “listë të zezë” që përfshinte emra të rëndë si Nejmar dhe Mauricio Poçetino.

POCETINO MBAPE

Në këtë kontekst, në skenë ka dalë vetë trajneri argjentinas. “Unë nuk mendoj se është Kilië ai që ka hartuar projektin e ri. Këtu dua të shtoj dhe çështjen e largimit tim. Ai nuk është i përfshirë në këtë histori. Ata që qeverisin, në këtë rast presidenti, janë ata që do të kishin menduar se gjëja më e përshtatshme ishte një projekt i ri në klub. Ajo që mendoj është se PSG-ja ka bërë gjithçka që është e mundur për të mbajtur Mbapenë dhe jam dakord me këtë.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror sot”, tha trajneri në një intervistë ekskluzive për “Infobae”. Trajneri argjentinas ka shtuar se Mbape është ai që komandon në dhomat e zhveshjes së Parisit, por pa kurrfarë dashakeqësie ndaj sulmuesit. I intervistuar nga Serxho Levinski, Poçetino tha: “Jam i qetë, gjithçka ka përfunduar tashmë. Dëshira ishte të vijoja bashkëpunimin me Paris SG-në, por klubi e mendoi ndryshe. E theksoj se largimi im nga Parisi nuk ka lidhje me Mbapenë, por me drejtuesit”, ka thënë Poçetino.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×