Tekniku i Italisë, Roberto Mançini ka komentuar situatën e merkatos ku disa prej talenteve italiane si Xhianluka Skamaka apo Lorenco Luka kanë zgjedhur të largohen nga vendi për të nisur aventura të reja të Uest Hem dhe Ajaks.

57-vjeçari i ka përgëzuar dy sulmuesit për këtë zgjedhje në një intervistë për “Il Giornale” ku ka sulmuar klubet italiane duke theksuar se ata nuk i japin hapësira të rinjve në skuadrën e parë.
“Uroj që jashtë Italisë të gjejnë hapësira. Kështu rritesh. Italianët dikur qëndronin në Serinë A, por tani gjerat kanë ndryshuar janë më të pakët në numër në krahasim me të tjerët.
Klubet italiane nuk i japin hapësira të rinjve, këtu 18 vjeç luan ende me të rinjtë.
Skamaka ka eksperiencë, në Premier Ligë mund të japi shumë. Luka nga ana tjetër te Ajaksi ka mundësi të mësojë shumë, është një klub me tradita për rritjen e talenteve.”, u shpreh Mançini.
Arena e Lajmit
and then