Braktisi mjetin në mes të errësirës për t’i shpëtuar arrestimit për drogë, merr fund arratia e të riut në Shkodër. Prangoset

Policia Shkoder

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim për drogë.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet T. P., për t’i shpëtuar arrestimit, pasi dispononte drogë, përfitoi nga errësira dhe u arratis, duke braktisur mjetin. Por pas kërkimeve të policisë i riu u arrestua.

NJOFTIMI I POLICISE
Qarkullonte me lëndë narkotike me vete, braktisi automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, iu shmang shërbimeve të Policisë, kapet brenda 24 orëve dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Në automjetin e 22-vjeçarit udhëtonte edhe një shtetas tjetër, i armatosur me pistoletë, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Kontigjenti”, të zhvilluar një ditë më parë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”, të zhvilluar ditën e djeshme, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi B. C. dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, brenda 24-orëve, shtetasin e shpallur në kërkim:

-T. P., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi T. P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis. 22-vjeçari tashmë i arrestuar, duke përfituar nga kushtet e errësirës, braktisi automjetin e ndaluar për kontroll, në kuadër të operacionit policor “Kontigjenti”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×