Dhunimi i punonjëses së kazinosë/ Përfaqësues të ambasadës e vizituan në spital, ja si është gjendja shëndetësore e vajzës keniane

Keniania E Dhunuar 684x450 x Joy

Gazetari Igli Çelmeta ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e vajzës keniane, Joy e cila ra pre e dhunës barbare dhe përfundoi në koma.

Nga spitali i Traumës, në një lidhje live për News24 Çelmeta pohoi se ndonëse fizikisht po përmirësohet, truri i punonjës së kazinosë ndodhet në gjendje vegjetative.

Nëna e saj ka bërë apel që të mundësojë transportin e vajzës drejt një spitali të specializuar jashtë, në Turqi ose në Itali, ndërkohë që duhen 150 mijë euro për kurimin e saj.

Kujtojmë se përfaqësues të ambasadës keniane ishin sot në spitalin e Traumës ku vizituan vajzën dhe në komisariatin nr.1 të policisë, ku kërkuan informacione mbi ngjarjen e rëndë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×