“A u ka dalë njeri për zot parave të grabitura?”, ministri Çuçi: Çështja ka kaluar cakun e policisë, nuk japim dot informacion sepse…  

E845e521 6ec0 444b B906 E1564ec8fcf7

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i pyetur nga gazetarët nëse u ka dal dikush “për zot” rreth 500 mijë eurove të grabitura nga pastruesja Rozeta Dobi, u shpreh se çështja ka kaluar cakun e policisë dhe tashmë është prokuroria ajo e cila po merret.

Ai tha se gjithsesi në këto momente nuk mund të jepet asnjë informacion, pasi çështja është në hetim.

“E ka kaluar cakun e policisë dhe është brenda dyerve të prokurorisë, kështuqë nëse doni një përgjigje në lidhje me këtë duhet të pyesni prokurorinë, por kur është në hetim rezervohet e drejta ligjore për të mos dhënë informacion. Në këtë moment policia bën vetëm çfarë i delegon prokurori”, tha ai.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×