Dietat për punonjësit e policisë, Çuçi: Ka patur vonesa, por kemi shlyer të gjitha detyrimet

Policia E Shtetit Plan Detaj Emblema Logoja

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një konferencë për mediat ku bëri edhe bilancin e një vit pune të institucionit që drejton, theksoi se në dhjetor kanë kaluar të gjitha oraret dhe dietat e punonjësve të policisë së shtetit, që ishin të prapambetura.

Ai pranoi se kishte pasur vonesa.

“E merrni faktin e dosjes së është fakti aty dhe kërkoni që t’i përgjigjeni. Ne kemi shlyer të gjitha detyrimet e dietave dhe orët jashtë orarit. Çdo detyrim është i shlyer. Pati një vonesë, kjo është e vërtetë, për mekanizma buxheti kur ndodhi kriza ku patëm disa axhustime ku pati një problem evropian. I kemi shlyer të gjitha në fund të vitit. Mund të marrësh informacion kurdo në policinë e shtetit, që e menaxhon këtë gjë.”, tha ai.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×