VIDEO/ Aksion model, Milot Rashica asiston në ndeshjen e kampionatit

Noruiçi i Milot Rashicës nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Uigan, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Championshipit anglez. Protagonist në këtë duel ishte dhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica, i cili në minutën  e 61-të, kontribuoi me asistim në golin e barazimit të shënuar nga  Arons. Një aksion model i Noruiçit që u finalizua më së miri.

RASHICA

Vlen të theksohet fakti se miqtë kishin shënuar më herët me Mek Klin. Në dy javët e para të kampionatit Noruiçi ka regjistruar vetëm 1 pikë. “Kanarinat” sezonin e fundit ishin pjesë e Premier Ligës, por nuk mundën të siguronin dot mbijetesën duke zbritur një kategori më poshtë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×