Teuta dhe Besa kanë zhvilluar një tjetër test miqësor në ditën e sotme, ku përballja mes skuadrave është mbyllur në një barazim 0-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në Durrës nuk kanë munguar rastet për shënim por mungesa e saktësisë përpara portës si dhe paraqitjet fantastike të dy portierëve kanë mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Teuta zhvillon kështu një tjetër takim miqësor përpara startit të sezonit që i dha mundësinë stafit teknik të vlerësojë situatën me përgatitjen fizike të grupit.
REZULTATI FINAL:
Teuta 0-0 Besa
Arena e Lajmit
