E ardhmja e Egzon Belicës, duket të jetë e destinuar larg Partizanit. Prej ditësh tashmë ai është në negociata me drejtuesit, që i kërkojnë ulje page, si dhe ia kanë bërë të qartë se nuk do të jetë titullar absolut për sezonin e ardhshëm.
Vetë mbrojtësi nuk i ka pritur aspak mirë këto kërkesa të klubit dhe në rast se nuk gjendet një rrugë e mesme, largimi është i vetmi version i zgjidhjes.
Ndërkohë së fundmi, bëhet me dije nga media shqiptare në Maqedoninë e Veriut, “infOSport.mk” se Belica, mund të përfundojë te Shkëndija e Tetovës, aty ku do të rigjente trajnerin Artim Shaqiri. Kujtojmë që mbrojtësi ka qenë pjesë e Shkëndijës në sezonin 2013/2014.
Arena e Lajmit
