FOTO/ Detaje nga droga e sekuestruar në Itali, pakot e kokainës të stampuara me kurorë mbretërore, hetuesit…

F5a5ed82 C0dd 4c4f B583 4a7de6d9218a

Detaje të reja mësohen nga droga që u sekuestrua në portin në Savonës këtë të mërkurë. Mbi secilën pako me kokainë, në mbështjellësin e saj është stampuar një kurorë mbretërore.

Policia italiane po heton rreth këtij detaji dhe mësohet se ka zbuluar kodin për dërguesit dhe marrësit e lëndës narkotike.

Kokaina e sekuestruar ishte e fshehur në pjesën e poshtme të një anijeje tregtare.

Kujtojmë se më herët policia kishte sekuestruar një sasi të madhe kokaine , rreth 353 kg, në datë 2 Janar pas kontrolleve në një apartament 5 trafikantët shqiptarë fshihnin ngarkesën që merrnin në portin e Savonas.

Sakaq u zbulua se droga trafikohej nga një grupim kriminal i cili dyshohej se operon në Italinë qendrore-jugore në bashkëpunim me një grup kriminal shqiptar.

Ndërsa një shqiptar është kreu  i të dyja organizatave kriminale dhe është arrestuar nga autoritetet italiane.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×