Zbardhen 25 grabitje/ Arrestohen dy ‘skifterët’ shqiptarë në Spanjë, ja si i realizonin vjedhjet në banesa

Grabitje

Dy të rinj shqiptarë autor të rreth 25 grabitjeve kanë rënë në prangat e policisë në Burgos në Spanjë.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 25 dhe 26 vjeç dhe se kryen grabitje në banesa në këtë zonë.

Grabitjet kryheshin zakonisht në orët e vona të pasdites dhe të natës dhe zakonisht futeshin në banesa nëpërmjet dritareve. Gjithashtu nga hetimet rezultoi se përdornin zakonisht veshjet të errëta.

Sakaq të rinjtë ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal dhe ishin të shtrirë në zona të ndryshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×