Përshtati banesën për kultivimin e kanabisit, shqiptari i arrestuar në Britani pranon fajësinë dhe kërkon falje, të përfshirë edhe 3 të tjerë (EMRAT)

Kanabis

Një shqiptar në Britani ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte përshtatur banesën për kultivimin e kanabisit.

Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Eduart Rrapushaj. Në pronën e tij gjatë kontrollit u gjetën 246 bimë kanabisi me një vlerë prej 388,000 £.

Në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë pasi ishin të përfshirë në këtë aktivitet.

Më tej u zbulua se autorët kishin arritur të realizonin furnizimin me energji në mënyrë të paligjshme.

Rrapushaj pasi pranoi fajësinë, u shpreh para gjyqtarëve:  “Kërkoj falje dhe unë marr të gjithë përgjegjësinë”.

Sakaq persona e përfshirë në ngjarje janë Eneo Kamberi, 23 vjeç, Esat Qama, 25 vjeç  dhe Eriton Qato, 28 vjeç.

Të tre të rinjtë dolën para gjykatës dhe të gjithë u lanë në paraburgim.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×