
Një shqiptar është dënuar me 30 muaj burg dhe me një gjobë prej 1600 eurosh, për grabitje në dy banesa në Belgjikë.
Në prill të vitit 2021 ai kreu vjedhjen e tij të parë në qytetin Kontenverg. Më konkretisht hyri me forcë në një banesë duke vjedhur disa bizhuteri. Vjedhja e dytë është shënuar më 14 maj 2022m, në qytetin e Bertem-it, ku vodhi sërish bizhuteri.
Shqiptari ka rënë në duart e policisë belge përmes shenjave të gishtërinjve të lëna në dritaret e shtëpive të grabitura.
Tashmë shqiptari ka marrë dënimin nga një gjykatë belge, nga ku ka dëmshpërblyer një nga viktimat me 7850 euro.
Arena e Lajmit