Tentoi të kalonte rreth 12 mijë euro të padeklaruar, arrestohet 59-vjeçari në aeroportin e Rinasit

Arrestim 1

Një 59-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të kalonte një shumë parash të padeklaruara në aeroportin e Rinasit.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.M, banues në Budva të cilit iu sekuestruan 12. 495 euro.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit V. M., 59 vjeç, lindur dhe banues në Budva, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit V. M. Gjatë kontrollit të valixhes së këtij shtetasi janë gjetur 12 495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×