ZYRTARE/ Shkëlqeu në Botërorin e Brazilit, ish-futbollisti i Mançester Junajtid firmos në Argjentinë

Ish-portieri i Mançester Junajtid, Serxhio Romero, është rikthyer në Argjentinë ku ka firmosur me Boka Zhuniorsin.

romero

35-vjeçari, i cili ishte padyshim një nga më të mirët për Argjentinën në Botërorin e 2014 në Brazil, nuk kaloi më asnjë periudhë të mirë që nga ai moment, duke u transferuar te Mançester Junajtid për të qenë portier i dytë.

Sezonin e shkuar ai luajti për Venecian në Serinë A, por pas rënies nga kategoria, ai nuk preferoi të rinovonte.

Tashmë Romero duket se do ta mbyllë karrierën në Argjentinë, ku firmosi një kontratë dy-vjeçare me Boka Zhuniorsin dhe se është gati për këtë aventurë të re.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×