Ten Hag këmbëngul për një përforcim në mesfushë, Junajtid rikthehet në garë për yllin e Lacios

Mançester Junajtid dhe tekniku i tyre Erik Ten Hag po kërkojnë me ngul transferimin e një tjetër mesfushori gjatë kësaj merkatoje pas vështirësive për të arritur te Frenki De Jong i Barcelonës, ku duket se emri i radhës në listën e drejtuesve të klubit është ai i mesfushorit të Lacios, Sergei Milinkoviç-Saviç.

milinkovic savic

Sipas raportimeve nga “The Telegraph”, anglezët janë rikthyer fuqishëm në garën për transferimin e serbit dhe kanë përgatitur një ofertë rreth 60 milionë euro për të bindur Lacion ta lërë të lirë.

Klubi kryeqytetas është i vendosur për të mos pranuar më pak se 75 milionë euro për mesfushorin, por dëshira e lojtarit për një transferim në Angli mund të jetë deçizive për konkretizimin e këtij operacioni në merkato.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×