Në fund të seancës së parë stërvitore të javës, mëngjesin e së martës, pas përfundimit të “stërvitjes së preferuar” të yjeve të Bajernit, pati edhe një seancë ekstra: trajneri i fitnesit, Holger Broish, kërkoi disa sprinte të shkurtra, tri herë përpara dhe mbrapa për rreth 15 metra. Dhe ky ushtrim u përsërit 10 herë radhazi.
Disa prej lojtarëve ranë në fund të rraskapitur në fushë, por Matajs de Ligt qëndroi në këmbëme një frymëmarrje të qetëdhe iu drejtua dhomës së zhveshjes.
Ylli i ri i mbrojtjes tashmë duket shumë më mirë fizikisht dhe gjithashtu arriti rezultate të kënaqshme në sprinte. Në dy ndeshjet e para të sezonit, trajneri Julian Nagelsman e la holandezin në stol, ndërsa hyri vetëm si zëvendësues.
Në vend të tij, në qendër të mbrojtjes luajti Upamekano bashkë me Hernandezin. Ish-ylli i Juves nuk është ende 100% gati dhe Bajerni nuk donte të rrezikonte asgjë.
Por “Bild” shkruan se tashmë 22-vjeçari po i drejtohet vendit të titullarit në mbrojtje. Të hënën, në ditën e pushimit, ai kreu një seancë intensive stërvitore bashkë me Tel dhe Komanin.
Në ndeshjen e djeshme stërvitore, Nagelsmani e vendosi në skuadër bashkë me Dejvisin, Pavarin dhe Upamekanon sinjale këto që mbrojtësi 77- milionë eurosh të jetë titullar kundër Volfsburgut të dielën.
Arena e Lajmit
