E pabesueshme te Barcelona, Kesi e Kristensen mund të largohen si lojtarë të lirë

Barcelona në kaos të plotë. La Liga nuk i lejon regjistrimin e lojtarëve që ka afruar gjatë verës nëse nuk rregullon bilancet e kjo mund të shtyjë klubin të bëjë lëvizje drastike për të siguruar që mund të aktivizojë futbollistët me të cilët firmosi me shumë bujë. Por e bujshme është edhe situata paradoksale që është krijuar, me dy futbollistë të cilët mund të largohen menjëherë nga katalanasit.

asdasdsadsdad

Sipas ESPN, në kontratat e firmosura me lojtarët Andres Kristensen dhe Frank Kesi, të cilët u transferuan si lojtarë me parametër zero përkatësisht nga Çelsi dhe Milani, ka një klauzolë e cila i mundëson të dy futbollistëve që të largohen që këtë fundjavë nga katalanasit.

Në kontratë janë parashikuar afate për regjistrimin në kampionat para ndeshjes së parë që luan Barcelona dhe kjo do të thotë që nëse deri të shtunën ata nuk janë të regjistruar në La Liga, kontrata e të dyve bëhet nul dhe ata mund të largohen drejt skuadrave të terja pa penalitete ligjore apo ekonomike.

Një situatë e jashtëzakonshme që ka vënë në alarm Barcelonën por edhe ka vënë në gatishmëri klube të tjera të interesuara që mund t’i rrëmbejnë futbollistët në fjalë pa u hyrë gjemb në këmbë. Sigurisht, nëse lojtarët do të dëshirojnë ta bëjnë një lëvizje që do të mbetej në historinë e futbollit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×