Askush si Karlo Ançeloti! Me triumfin e mbrëmjes së sotme ndaj Frankurtit, tekniku italian, kaloi Pep Guardiolën, duke kryesuar listën e trajnerëve më të suksesshëm në Superkupën Euroipaine.
Plot 4 herë ka triumfuar Ançeloti në Superkupën e Europës, 2 herë me Realin (2014, 2022) dhe 2 herë me Milanin (2003, 2007).
Ndërkohë për sa i përket trofeve total nga UEFA, ky ishte trofeu i 9-të Europian për Ançelotin, 2 më shumë se Ferguson dhe Trapatoni. Trajnerët më të afërt aktivë për sa i përket trofeve të UEFA-s, janë Guardiola, Zidan dhe Murinjo me nga 5 secili.
Arena e Lajmit
