Një ndër destinacionet më të preferuar të turistëve/ Santorini rrezikohet nga një vullkan nën ujor, 70 persona vdiqën herën e fundit nga shpërthimi

santorini

Një ndër destinacionet më të preferuar të turistëve për pushime, ishulli grek i Santorinit rrezikohet nga një vullkan nën ujor sipas një artikulli të The Guardian.

santorini

Ka qenë e qetë për gati 400 vjet, por Kolumbo, një vullkan nënujor afër ishullit grek të Santorinit, nuk është në gjumë”, shkruhet në artikullin e medias britanike.

Herën e fundit që shpërtheu Kolumbo, në vitin 1650, vrau 70 njerëz, por rritja e popullsisë dhe turizmi në Santorini nënkuptojnë se ndikimi i një shpërthimi ekuivalent sot mund të jetë shumë më i madh.

Kolumbo i përket familjes shumë shpërthyese të vullkaneve, të aftë për të prodhuar një kolonë shpërthimi dhjetëra kilometra të lartë. Ai gjithashtu mund të shkaktojë një cunami, duke e bërë shumë të rrezikshëm.

Duke përdorur një teknikë të re, të ngjashme me një ultratingull mjekësor, Kajetan Chrapkiewicz, nga Imperial College London, dhe kolegët e tij vunë re një shpërthim nuk është i afërt, megjithatë vullkani përbën një kërcënim serioz.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×