Detaje nga megaoperaioni i SPAK/ Policia kontrolle në Laç, Elbasan, Tiranë dhe Lezhë. Vihet në pranga një avokat. Shpallen në kërkim emra “Big” të krimit

Renea 1024x538 770x433

Gazetarja Klodiana Lala po ndjek hap pas hapi operacionin e SPAK. Ajo raporton për “BalkanWeb” se policia po ushtron kontrolle në shumë qytete të Shqipërisë.

Në Laç e Lezhë po ushtrohen kontrolle te “Arbëria dhe në Fushqëkuqe”. Kontrolle po ushtrohen gjithashtu te Liqeni i Thatë e Stadiumi Dinamo në kryeqytet. Raportohet për një avokat të arrestuar, por ende nuk dihet identiteti i tij.

Gazetarja rrapton se në total janë lëshuar 55 urdhër-kontrolle. Ashtu siç e raportuam edhe më herët me video, kontrolle janë ushtruar edhe në Elbasan.

Atje, policia është shtrirë në disa zona të qytetit. Policia për ngjarjen ka arrestuar 10 persona, ndërsa kanë shpallur në kërkim emra shumë të njohur të botës së krimit, mes tyre edhe Ervis Martinaj, Kamber Mehja, Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari (i arrestuar aktualisht nën akuzën e vrasjes).

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×