Interi me një strategji të qartë në merkato, shitja e sulmuesit italian siguron qëndrimin e…

Qëndrimin e Milan Shkriniarit tek Interi mund ta ketë siguruar shitja e Andrea Pinamontit te Sasuolo. 20 milionë eurot e arkëtuara nga transferimi i sulmuesit, janë një lehtësim për arkat zikaltër, të cilat ama kanë ende nevojë për të ardhura, diçka që drejtuesit shpresojnë ta zgjidhin nga një tjetër i ri: Çezare Kazadei, për të cilin jo më kot po i kërkojnë Çelsit 20 milionë euro.

pinamonti

Blutë janë ndalur në një ofertë prej 15 milionë eurosh për 19-vjeçarin e ekipit të të rinjve, që në rast largimi do të sillte një shumë që do të shkonte e gjitha si plusvalencë, duke parë rritjen e tij në akademinë zikaltër. Pavarësisht kësaj, PSG-ja nuk ka hequr dorë ende nga Shkriniari, për të cilin pritet një ofertë prej 60 milionë eurosh, edhe pse francezët po monitorojnë edhe të tjerë emra, sipas “L’Equipe”.

Skriniar-5-700x468

Por ndërsa Shkriniari nuk është ende i sigurt për të ardhmen e tij që nuk varet vetëm nga PSG-ja, por edhe nga ekonomia e Interit, sllovaku e ka bërë të qartë se në rast qëndrimi do të kërkojë një rinovim që shkon deri në 6 milionë euro, dyfishi i rrogës aktuale.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×