Dueli në start me Barçën, Balliu analizon ish-trajnerët: Enrike s’është i egër, Guardiola vjen nga planet tjetër

Ivan Balliu rinovoi me Rajo Vajekanon deri në vitin 2025. Nesër ai do të përballet me Barçën, klubin në të cilin është stërvitur dhe nga i cili ka kujtime shumë të mira.

balliu

“Kam kaluar tetë vite aty, nga moshat deri te stërvitja për dy sesione verore me ekipin e parë. Kam luajtur me lojtarë si Serxhi Roberto, Rafinja, Serxhi Gomez, Deulofeu… Kam kujtime shumë të bukura”, rrëfen mbrojtësi i Kombëtares shqiptare për “Sport”.

Te Barça ai punoi gjithashtu me trajnerë të mëdhenj si Luis Enrike dhe Guardiola. Për të parin tregon se nuk është ai që njeh bota, pra një personazh i çuditshëm dhe shumë i ashpër. Ndërsa për Pepin vlerëson aftësitë e tij për të analizuar çdo gjë me detaje.

luis enrike balliu

“Në dhjetë minuta analizë me të kupton se ai është në një nivel tjetër. Është padyshim trajneri më i mirë që kam hasur”. Këtë të shtunë ndeshen pikërisht me Barcelonën, të cilën sezonin e kaluar Vajekano e mundi në të dyja ndeshjet e ligës.

Çfarë prisni nga ndeshja me Barçën?

Kemi parë video dhe janë përmirësuar në të gjitha repartet. Kjo Barcelonë është e frikshme. Është një ekip që imponohet dhe është e qartë se fitorja në “Kamp Nou” këtë vit do të jetë shumë e vështirë. Për mua, ata janë kandidatë për të fituar kampionatin dhe ndoshta Ligën e Kampionëve.

A është Levandovski arma e tyre plus?

Ai është i shkëlqyer, por më i rrezikshmi është Dembele. Kur është në formë nuk arrin ta ndalësh dot, sepse nuk e lexon se nga cili krah do të depërtojë dhe çfarë ka ndërmend të bëjë. Është vërtetë shumë i rrezikshëm dhe mund të bëhet ylli i ri i Barçës.

Po Rafinja?

Më ka befasuar. Është pak si Dembele, por me më shumë teknikë, tipike për lojën e bukur të brazilianëve. Një dhimbje koke më shumë për ne.

Balliu

Ju keni punuar me Enriken dhe Guardiolën, çfarë mund të na thoni për ta?

Enrike nuk është tipi “i ashpër” që duket nga TV. Përkundrazi. Është i thjeshtë dhe shumë i qartë në gjërat që bën.

Po Pepi?

I jashtëzakonshëm. Në dhjetë minuta analizë me të kupton se ai është në një nivel tjetër… Është padyshim trajneri më i mirë që kam hasur.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×