Bajerni duket se ende nuk e ka mbyllur merkaton e transferimeve, ku pas nënshkrimit me De Ligt dhe Mane, bavarezët po tentojnë një tjetër goditje të bujshme që është gjermani i Çelsit, Kai Havertz.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, 23-vjeçari është përzgjedhur nga ana e Nagelsman për të luajtur në rolin e numrit 9 “fals” në skemën e re të kampionëve të Gjermanisë.
Çelsi nga ana tjetër e konsideron tepër të rëndësishëm gjermanin për skuadrën duke parë dhe rolin e tij në repartin e avancuar, gjë që do të vështirësonte konkretizimin e këtij transferimi për Bajernin që pritet të bëjë një tentativë në ditët e ardhshme.
Arena e Lajmit
