Markus Rashford është përfolur për një largim të mundshëm nga JUnajtid, ku në orët e fundit në garë për sulmuesin anglez ka hyrë dhe PSG-ja.
Lidhur me temën ka folur dhe tekniku i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag i cili “i ka mbyllur derën” anglezit duke theksuar rëndësinë e tij në skuadër.
“Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, mund ta shihni që nga dita e parë që kam ardhur.
Jam i kënaqur nga ai dhe nuk dua ta humbas. Është një nga lojtarët kryesor për planet e mia lidhur me të ardhmen e Junajtid.”, u shpreh Ten Hag.
Arena e Lajmit
