“Vëllai ishte rrëzuar në ballkon dhe kishte vdekur, edhe gruaja ime..”, i moshuari befason nga gjykata: S’kam vrarë njeri!

4dab6940 911c 4d72 8cc9 1d2252078a98

I moshuari që vrau gruan dhe vëllanë e tij ka dhënë dëshmi kontradiktore në gjykatë. Teksa soli para togave të zeza, 80-vjeçari Xhevit Sinani ka mohuar të ketë vrarë njeri.

Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellane dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.”, tha ai.

Pyetje: Ti ke vrare njeri?

Xheviti Sinani: Jo skam vrare njeri.

Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, 80 vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Tashmë për të moshuarin është caktuar masa e arrestit me burg.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×