– Interi dhe Empoli numërojnë 27 precedentë mes tyre në kampionat, ndër të cilat numërohen 24 fitore zikaltër, 3 barazime dhe 3 fitore.
– Interi është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Empolit dhe në 8 ndeshjet e fundit ka marrë 8 fitore, me një mesatare realizimi 2 gola për ndeshje.
– Empoli ka humbur të teta ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Interit dhe asnjëherë në historinë e saj skuadra toskane nuk ka shënuar nëntë humbje radhazi kundër një kundërshtari të vetëm (tetë gjithashtu kundër Juventusit midis 2014-ës dhe 2019-ës).
– Interi është skuadra me të cilën Empoli ka humbur më shumë ndeshje (21) dhe ka pësuar më shumë gola (56) në kampionat. Negativ rekordi edhe për rrjetat e pësuara në transfertë: 34 në shtëpinë e zikaltërve, më shumë se ndaj çdo skuadre tjetër.
– Kjo është hera e pestë që Interi grumbullon 75 pikë tri javë nga përfundimi i kampionatit. Në të gjitha rastet e mëparshme ata kanë përfunduar duke fituar Skudeton.
– Empoli është skuadra që ka pësuar më shumë gola në fazën e dytë, 31 e ndjekur nga Sasuolo (30), Venecia dhe Salernitana (të dyja 29).
– Kjo sfidë përball skuadrën që ka shënuar më shumë gola me kokë (18 Interi) dhe atë që ka shënuar më pak (3 Empoli). Zikaltrit janë vetëm 2 gola larg rekordit të tyre të golave me kokë në 2019-2020 (20).
Arena e Lajmit
