Arritja e vitit të kaluar kur fitoi titullin tashmë e ka bërë të hyjë në historinë e Milanit, por Stefano Pioli, i cili në dy vjet e gjysmë e solli “Djallin” nga disfata e Bergamos te skudetoja, nuk është i kënaqur. Përkundrazi dëshiron të replikojë gjithçka bëri sezonin e kaluar, madje duke shtuar dozën. Përveç kampionatit, kuqezinjtë janë gati të bëjnë gjithçka për të arritur sa më larg në Ligën e Kampionëve.
Qëllimi i madh i sezonit të trajnerit kuqezi është në fakt të përsëritet në Serinë A, duke i dhënë kështu edhe yllin e dytë klubit, çka do të ishte një sfidë brenda sfidës e fituar me Interin që është në të njëjtën distancë me “Djallin” ndaj këtij objektivi, i cili vlen shumë edhe për tifozët, përveç e marketingut.
VETËM KAPELO – Përsëritja e një titulli nuk është kurrë e lehtë në futboll. Mjafton të vëmë në dukje se te Milani vetëm Fabio Kapelo ka qenë në gjendje të fitojë dy tituj radhazi si trajner (madje ai fitoi tre në seri).
Edhe Pioli dëshiron ta bëjë këtë dhe të kalojë disa teknikë të mëdhenj të historisë kuqezi si Liedolm, Roko, Saki, Ançeloti dhe Alegri, të cilët, në krye të Djallit, nuk ishin në gjendje të replikonin sukseset e tyre në kampionat për dy vite në seri.
YLLI I DYTË – Me një trengjyrësh, pra, Milani do të fitonte titullin e 20-të dhe rrjedhimisht yllin e dytë.
Ky është një objektiv që kuqezinjtë do të donin ta arrinin para Interit, i cili gjithashtu ndalet në kuotën 19, një nga të cilët është ai i vitit 2006 kur e përfitoi pas shkualifikimit të Juves dhe heqjes së pikëve të Milanit.
Nëse ndodh që të vijë një tjetër trofe kampionësh, Pioli me të drejtë do të hynte në historinë e trajnerëve të mëdhenj të klubit kuqezi. Por, ta përsërisësh nuk është kurrë e lehtë, në fakt është shumë më e vështirë sesa të fitosh.
Arena e Lajmit
