Laçi bën një goditje të madhe në mbrojtje. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime në klub kurbinas se sot është arritur marrëveshja me mbrojtësin Albi Alla, i cili është një emër i njohur për kampionatin shqiptar.
29-vjeçari ka luajtur në Kinë në katër sezonet e fundit, ndërsa në Superiore u bë i njohur te Kukësi, ku fitoi titullin kampion dhe gjithashtu u grumbullua nga Kombëtarja. Alla ka qenë më parë edhe pjesë e Bylisit dhe Flamurtarit në Superiore. Afrimi i tij blindon mbrojtjen e Laçit, ku pas eliminimit nga Liga e Konferencës u largua Renato Malota.
Arena e Lajmit
