Mançester Junajtid po kërkon me çdo kusht një sulmues përpara mbylljes së merkatos ku pas braktisjes së pistës që të çonte te sulmuesi i Bolonjës, Marko Arnautoviç, “Djajtë” janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Çelsit, Hakim Ziesh.
Sipas raportimeve nga “Goal” në orët e fundit ka pasur kontakte mes agjentit të lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit anglez lidhur me mundësitë e një transferimi të mundshëm brenda Premier Ligës.
Milani që e ndiqte prej kohësh lojtarin duket se e ka braktisur këtë pistë duke i hapur kështu rrugën Junajtid për marokenin nëse “Djajtë” arrijnë të gjejnë akordin me Çelsin.
Arena e Lajmit
