Ndërroi jetë te Koço Gliozheni, familjarët shpërthejnë në lot, tërheqin trupin e së resë nga morgu dhe e transportojnë drejt banesës

Familjaret Qajne

Pamjet që shihni tregojnë familjarët e 30-vjeçares Mimoza Veizaj e cila humbi jetën në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ 4 ditë pasi kishte lindur fëmijën e saj të parë.

BalkanWeb ka siguruar pamjet ku shihen familjarët e së resë, të cilët të pikëlluar marrin trupin e pajetë për ta çuar me makinë nga morgu, drejt banesës së saj. E reja kishte shkuar natën e 28 janarit në maternitet për të lindur dhe në orën 15:00 kishte sjellë në jetë djalin e saj, rreth 5 kg.

Pasi kishte qëndruar për gati 48 orë në spital, kishte ikur drejt banesës së saj, por më pas ishte ndjerë keq. Paraprakisht shkak i vdekjes dyshohet të këtë qenë një tromboemboli pulmonare e shoqëruar me arrest kardiak. Viktima ishte me origjinë nga Ballshi, por që kishin tre vite që jetonin në Tiranë në një banesë me qira.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×