E ka vendosur në qendër të merkatos, klubi historik italian i ofron Empolit talentin polak në këmbim të Bajramit

Fiorentina duket e vendosur për të transferuar mesfushorin e Kombëtares, Nedim Bajrami me klubin italian që po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi në merkato duke i ofruar Empolit kartonin e mesfushorit polak Simon Zurkovski.

NEDIM BAJRAMI 1

Sipas raportimeve nga “Tuttosport” kjo hipotezë ka fituar terren në orët e fundit me Empolin që duket gati të lejojë Bajramin të largohet për të bërë hapin e radhës në karrierë në një marrëveshje ku do të kishte gati dhe zëvendësuesin e tij.

Në këto kushte Fiorentinës i mbetet të konkretizojë detajet e fundit të marrëveshjes për të gjetur më pas rrugën e hapur për transferimin e Bajramit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×