Goditet nga ekskavatori, shembet mbikalimi i këmbësorëve te “Ura e Bahçallëkut”

Shembt Ura E Bacalkeut

Shembet mbikalimi i këmbësorëve te “Ura e Bahçallëkut”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00, por fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi se ka qenë një mjet i rëndë, tip kamion ekskavator që e ka goditur, duke sjellë dhe shembjen.

Siç shihet dhe nga pamjet, mbikalimi është shembur pjesërisht.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në momentin e shembjes, nuk ka pasur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×