Bajerni i Mynihut ka arritur të triumfojë dhe në javën e dytë të Bundesligës, duke mundur në shtëpi Volfsburgun me shifrat 2-0.
Ata që vendosën për skuadrën e drejtuar nga Nagelsman ishin Musiala dhe Myler në pjesën e parë, për t’i dhënë tre pikë të tjera kampionëve në fuqi.
Kështu Bajerni rendiet në vendin e parë me 6 pikë së bashku me Dortmundin, duke u bërë të vetmet skuadra që janë me pikë të plota pas dy javëve të para.
Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Mainci u ndal në një barazim pa gola me Union Berlinin në shtëpi”
REZULTATET:
BAJERNI I MYNIHUT 2-0 VOLFSBURG
Musiala 33’, Myler 44’
MAINC 0-0 UNION BERLIN
RENDITJA:
Arena e Lajmit
