VIDEO/ Reali fiton të parën me përmbysje, e zgjidh për pak sekonda zëvendësimi gjenial i Ançelotit

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë në kampionat, duke triumfuar me shifrat 2-1 përballë Almerias në transfertë. Një fitore jo edhe aq e thjeshtë, pasi erdhi vetëm falë një përmbysje në pjesën e dytë të sfidës dhe një gjenialiteti të Ançelotit.

image

Madrilenët në fakt e panë veten në disavantazh pas pak minutash, kur Ramazani me një kundërsulm të shpejtë dërgoi topin në portën e kampionëve në fuqi të La Liga. Këta të fundit, ku Ançeloti kishte lënë në stol disa prej titullarëve si Modriç, Alaba, Kasemiro e Militao, vuajtën në pjesën e parë për të gjetur rrjetën.

Barazimi do të vinte në pjesën e dytë me Lukas Vaskez, i cili shfrytëzoi një aksion të shpejtë dhe pasimin e Benzema në zonë. Reali krijoi por nuk po arrinte të shënonte derisa erdhi minuta e 74 e sfidës. Modriç fitoi një goditje dënimi dhe Ançeloti hodhi menjëherë në fushë Alaba. Mbrojtësi shkoi dhe ekzekutoi këtë goditje dënimi, duke çuar topin në rrjetë, për t’i dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij.

ALMERIA 1-2 REAL MADRID

Ramazani 7’ / Lukas 61′, Alaba 75′

GOLI I ALABA

GOLI I LUKAS

GOLI I RAMAZANIT

FORMACIONET ZYRTARE:

saf

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×