Interi pranë goditjes së radhës në merkato, zikaltërit gjejnë akordin për huazimin e mbrojtësit të Dortmundit

Manuel Akanzhi pritet të jetë mbrojtësi më i ri i Interit. Zvicerani kërkon me patjetër që të transferohet në “San Siro” dhe duket se ai ka gjetur një marrëveshje me klubin e tij, Borusian e Dortmundit.

AKANXHI

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, zvicerani do të rinovojë deri në 2024 me klubin gjerman dhe më pas do të huazohet menjëherë te Interi, me të drejtën e blerjes.

Në këtë mënyrë, Dortmundi mund të përfitojë më shumë nga shitja e tij që në këtë verë. Duket se dhe zikaltërit kanë rënë dakord për këtë marrëveshje dhe pritet që operacioni të kryhet në ditët në vijim.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×