Merret vendimi për të ardhmen e Armando Brojës, gjiganti europian i ofron kontratë sulmuesit të Kombëtares

Armando Broja është një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës te skuadra e Çelsit.

BROJA 1

Pas paraqitjeve mbresëlënëse si huazuar te Sauthemptoni sezonin e kaluar, sulmuesi i Kombëtares është aktivizuar aktualisht dy herë në Premier Ligë me blutë e Londrës, saqë drejtuesit e këtyre të fundit po e mendojnë seriozisht një qëndrim të 20-vjeçarit në “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që raporton media pranë ekipit të Çelsit, thuhet se klubi po i ofron rinovimin Armando Brojës teksa kanë nisur bisedimet për vijueshmërinë e bashkëpunimit mes palëve.

Aktualisht me fanellën e Çelsit, Broja në Premier Ligë është aktivizuar 16 minuta në fitoren ndaj Evertonit dhe 1 minutë në barazimin në derbin e Londrës ndaj Totenhemit.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×