Situata e De Jongut nuk ka zgjidhje, ish-kapiteni i Holandës sulmon ashpër Barcelonën: Është mafie dhe duhet të…

Situata me Frenki De Jong ende nuk ka zgjidhje, me Barcelonën që kërkon ta shesë menjëherë futbollistin, madje e ka kërcënuar dhe se do ta hedhë në gjyq, nëse ai nuk pranon uljen e pagës.

de jong

Për këtë ka reaguar menjëherë ish-kapiteni i Holandës, Rafael Va nder Vart, i cili i ka dalë në mbrojtje mesfushorit dhe ka sulmuar ashpër Barcelonën.

“Barcelona me Frenki De Jong? Është mafie dhe ata duhet të ndëshkohen. Dhe Laporta nuk ndalon së qeshuri kudo që shkon me atë kokën e tij të madhe. Ky njeri mendon se është një mbret. Por unë mendoj e ai është pak budalla”, u shpreh holandezi.

van der vart

Aktualisht De Jong është ende një futbollist i Barcelonës, por klubi vazhdon duke i bërë presion që ai të largohet ose të pranojë që të ulë pagën e tij.

Deri më tani të interesuar për të janë Mançester Junajtid dhe Çelsi, edhe siç theksojnë mediat angleze, destinacioni i mundshëm i tij mund të jetë “Stamford Bridge”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×