Premier Liga rrezikon të shndërrohet e përçarë si futbolli amerikan, ndërsa tifozët janë zhgënjyer me ndërprerjet masive të ndeshjeve këtë javë.

Vetëm në takimet e ditës së shtunë, ndeshjet u ndërprenë 49 herë, përfshirë zëvendësimet dhe pushimet për t’u freskuar, ndërkohë që katër prej këtyre takimeve kaluan 100 minutat.
Dhe ky numër pushimesh të lojës nuk përfshin pauzat për kontrollet e VAR-it apo dëmtimet e gjata. Gjatë fitores së Brentfordit 4-0 përballë Junajtidit, topi u rrotullua vetëm 46.3% të ndeshjes, shifra më e ulët në ndeshjet e kësaj fundjave. Në dy ndeshje të tjera (Sauthempton-Lids dhe Brajton-Njukasëll), u luajt gjithashtu futboll për më pak se 45 minuta.
Arena e Lajmit
and then