E rëndë në Kurbin/ Ishte zhdukur 2 vite e gjysmë më parë, identifikohet trupi i pajetë 24-vjeçarit nga Mati. Të atin ia vranë 10 vite më parë

Klevis Lleshi

Ishte shpallur dy vite e gjysmë më parë i zhdukur, gjendet në Kurbin trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi. Burime bëjnë me dije se trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit dy vite më parë, teksa sot ka ardhur dhe rezultati mjeko-ligjor që ka bërë identifikimin e eshtrave të gjetura në dhjetor 2020.

Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.

Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×