Kalendari i sezonit 2022-2023/ Vonesa e shortit mban në ankth Kategorinë e Parë

Klubet e Kategorisë së Parë janë në kulmin e fazës përgatitore për sezonin e ri, që nis më 3 shtator. Deri këtu gjithçka duket në rregull, por problemi qëndron te shorti i kampionatit.

topi-kategoria-e-pare

Për momentin, asnjë ekip nuk mund të bëjë llogari për startin, pasi ende nuk e di se me kë do të ndeshet. Madje, skuadrat vijojnë turin e ndeshjeve miqësore, kryesisht me kundërshtar brenda llojit (ekipe që militojnë në Kategorinë e Parë).

Madje, ky program mund t’i zërë edhe “gafil” ekipet, pasi miqësorja mund të konvertohet shumë shpejt në përballje zyrtare.

Kjo është në dorë të goglave, për të cilat FSHF-ja ende nuk e ka përcaktuar se kur do ta hedhë shortin e së Parës.

Ky paradoks po kthehet si një manual pune, pasi ka ndodhur në të shkuarën që shorti të hidhet edhe në javën që skuadrat hyjnë në javën zyrtare të fillimit të kampionatit.

Shpresohet që kjo gjë të mos ndodhë këtë sezon, ku të paktën ekipeve t’u jepet minimumi 10 ditë kohë që të përgatiten për javën e parë.

Ky edicion i Kategorisë së Parë mund të konsiderohet i veçantë, pasi ka në përbërje klube që kanë bërë histori në Superiore dhe në arenën ndërkombëtare.

Edhe infrastruktura e këtij kampionati këtë sezon është ndër më të mirat që ka përjetuar ndonjëherë Kategoria e Parë. Kështu që nuk arsye apo pengesë që FSHF-ja ta zvarrisë hedhjen e shortit.

Koha për të mos i mbajtur klubet në ankth, por t’u jepet kohë për të bërë llogari dhe për të punuar vetëm për startin e sezonit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×