
Policia ka shoqëruar sot tre persona të cilët kanë hedhur lëndë pirroteknike në përfundim të protestës së opozitës.
Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur se të shoqëruarit po pyeten në policinë e Tiranës. Një prej të shoqëruarve ndodhet tek Komisariati numër 1, ndërsa dy të tjerët tek komisariati numër 2.
Pak më herët kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje uniformave blu të lënë të lirë të gjithë protestuesit e shoqëruar duke thënë se nëse ata do të dënohen, do të konsiderohen si të persekutuar politikë.