Pas sherrit plagosi 52-vjeçarin në Durrës, procedohet autori

Policia

Policia e Durrësit ka njoftuar se 66-vjeçari R.Sh, është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Bëhet me dije se 66-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas  mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×