Eden Hazard është i pashitshëm? Kush e tha? Sulmuesi i Realit të Madridit, edhe pse ka të gjithë mbështetjen e trajnerit Karlo Ançeloti, mund të largohet nga kampionët e Spanjës.

Të paktën kështu ka bërë me dije gazeta turke “Fotomac”, sipas së cilës emri i tij është i lidhur me një transferim të mundshëm te Gallatasaraji.
Hazard iu bashkua Realit në vitin 2019 nga Çelsi, por dëmtimet e shumta kanë kushtëzuar karrierën e tij në Madrid.
Dhe sipas gazetës turke në fjalë, gjigantët e Stambollit po përgatisin një ofertë për Hazardin.
Madje, në klubin turk janë optimistë se mund të arrijnë një marrëveshje me Realin, që nuk është kundër transferimit të belgut.
Arena e Lajmit
and then